DUKE PRITUR
E diel, 13-01-2008, 01:57am (GMT)
(Grevistëve të Rilindjes)
Korb është ditë e natë Natë e ditë Në rrëzë të Kullës së Ngujimit presim Një burrë i hutuar me gazetë në dorë Një grua me lotin e varur në qerpik Një fëmijë që përsërit emrin baba Një vajzë që pret të dashurin në takim Një grua që shtrëngon fëmijën në gji Dhe një tjetër që pret të lind Të gjithë të gjithë Ditë e natë Natë e ditë Në rrënzë të Kullës së Ngujimit Presim Presim lëvizjen e yllit në atë Kullë plot dritë
Po hapeni së paku një dritare për ne Hapeni ore siç e hapnit një faqe gazete Ah sa shumë a paskeni dashur njëri- tjetrin E ditë e natë E natë e ditë Korb bënte.
1993
Begzad Baliu, Grua e dashuruar (poezi) Shenjëzat, Prishtinë 1996, 2000
|