Letërsia Shqiptare

DREJT BURIMIT
E diel, 13-01-2008, 01:58am (GMT)

(Pjetër Bogdanit)

Më flasin më thërrasin më ftojnë në jetë
Po deshe burimin nisu rrjedhës së lumit
Unë e Bogdani- T'birtë e Atit e Shpirtit Shenjtë.

"Aty ish Dheu, Qiella, Deti e Zjarri" e shpirti
DHEU ku nisëm themelet e gjuhës përsëri
QIELLA ku kërkonin amshimin për njeri
DETI ku rritej rrënja dhe ngritej maja mbi lartësi
ZJARRI i pjekjes diellore në sy
Shpirti ku kthehemi në shenjtëri.

1986

Begzad Baliu, Grua e dashuruar (poezi)
Shenjëzat, Prishtinë
1996, 2000



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.