TOKË E HUAJ
E diel, 13-01-2008, 02:00am (GMT)
E kërkoj pas shpine Nuk më duron e kaluara E shikoj në sy Bota bie në vërbëri S'kuqjen nuk e duroj T’i afrohem mundem Ta dua deri në zemër fuqi s'kam Rrugë e gjakut nuk më lë Tokë e shitur mollë sherri Krimbi i huaj në të ka hyrë Farën kujdes Të qëndrojë jashtë do të pësosh Të hy brenda drejtëpeshimin humb E tani As të hy brenda As të rri jashtë pa ty E kemi humbur rrugën, tokë e huaj Unë dhe ti Ti ke humbur drejtëpeshimin Unë kam humbur në ty.
1986
Begzad Baliu, Grua e dashuruar (poezi) Shenjëzat, Prishtinë 1996, 2000
|