PASQYRË E THYER
E diel, 13-01-2008, 02:01am (GMT)
E kam parë si digjej para fotos së zhveshur Dhe si para vdekjes ngjitej për karrige Para zjarrit të njeriut që nën lëkurë digjej Ajo ulte kokën dhe në vete zihej.
Në perden e skenës drita kuqe hidhej Njeriu me entuziazëm sytë i kthente ngul Dhe plot vëmendje ndjekte çdo lëvizje Një histori e re në pëlhurë.
Një vashë niste zhvishej dyfish sytë i ngulnim Dhe pas saj vinte mashkulli i 33-të Bota e jonë e vogël shpejtë niste e prishej Ngriheshim gjithë në këmbë Asgjë s'mbetej në jetë Ngriheshim çakërdiseshim flisnim pa peshuar Dhe në mendjen tonë ai "film" fantazi Në shpirtë ndizej zjarri për seksin duhet luftuar Çdo gjë duhej të jetë kënaqësi.
1983
Begzad Baliu, Grua e dashuruar (poezi) Shenjëzat, Prishtinë 1996, 2000
|