E kam parë si digjej para fotos së zhveshur
Dhe si para vdekjes ngjitej për karrige
Para zjarrit të njeriut që nën lëkurë digjej
Ajo ulte kokën dhe në vete zihej.
Në perden e skenës drita kuqe hidhej
Njeriu me entuziazëm sytë i kthente ngul
Dhe plot vëmendje ndjekte çdo lëvizje
Një histori e re në pëlhurë.
Një vashë niste zhvishej dyfish sytë i ngulnim
Dhe pas saj vinte mashkulli i 33-të
Bota e jonë e vogël shpejtë niste e prishej
Ngriheshim gjithë në këmbë
Asgjë s'mbetej në jetë
Ngriheshim çakërdiseshim flisnim pa peshuar
Dhe në mendjen tonë ai "film" fantazi
Në shpirtë ndizej zjarri për seksin duhet luftuar
Çdo gjë duhej të jetë kënaqësi.
1983
Begzad Baliu, Grua e dashuruar (poezi)
Shenjëzat, Prishtinë
1996, 2000