NDOSHTA JAM I DASHURUAR
E diel, 13-01-2008, 02:03am (GMT)
Pasi në jetën time ka kaq huti Dhe në zemrën time ka kaq shumë dhembshuri Ndoshta jam i dashuruar
Pasi në jetën time ka kaq shumë lumturi Dhe në sytë e mi ka kaq shumë melankoli Ndoshta jam i dashuruar
Pasi në ëndërrat e mija kërkoj bukurinë Dhe në botën e ëndërrave kërkoj rininë Ndoshta jam i dashuruar
1998
Begzad Baliu, Grua e dashuruar (poezi) Shenjëzat, Prishtinë 1996, 2000
|