E SHKRUAR MË 14 PRILL
E diel, 13-01-2008, 02:04am (GMT)
Veje kokën në gjoksin tim dhe pusho Harro dhembjen qetëso zemrën dhe beso Beso njëherë se në jetë ka lumturi Dëshirëplotë mbahu dhe qëndro në qetësi
Veje kokën në gjoksin tim dhe ëndërro Belkëputur brezëhumbur më pushto fluturo dhe dallgëzohu në lumturi Agullohu vegullohu rrëshqit në zemër me qetësi
Veje kokën në gjoksin tim më shtrëngo Aureolë vullkani ku zjarri vlon me ashpërsi Shtrëngohu fort mbahu dhe qëndro gjer në mbarësi Deri sa gjiri qumësht të pikoj
1994
Begzad Baliu, Grua e dashuruar (poezi) Shenjëzat, Prishtinë 1996, 2000
|