Njëmijë vjet e bëjmë këtë rrugë
Unë drejt teje ti drejt meje
Kurrë s'u ndalëm s'pushuam kurrë
Shumë kërkove atdhe prej neve.
Njëmijë vjet udhëtojmë po pra
Dhembja e malli se ç'na djeg
Gjatë më donë e shumë e dua
Atdhe rininë po na e merr.
Në këtë rrugë do ta takohemi
Jo të rinjë po pleq të lodhur
Ah atdhe shumë na mundove
Rini jona dashuri e ndezur.
Do të takohemi një ditë vere
E të duhemi si fëmija
Ah atdhe të gjitha i more
Të takoi dhe dashuria!
1993
Begzad Baliu, Grua e dashuruar (poezi)
Shenjëzat, Prishtinë
1996, 2000