Mjegullë Rrëmujë zhurmë Diku nëpër at rrëmujë Nëpër ato zemra të zjarrëta Duhej të kalonte liria Shoshë nga plumbat Djegur nga zjarri Leckë nga mjerimi Dashuri e vjetër Për bukë, liri, dritë Për njerëzit e pranverave pa diell Për njerëzit e lirive pa dritë Dhe vrasësi arrin përsëri Dhe gjaku kërkon gjak për lirinë Vrasësi që ushqen robërinë.
1981
Begzad Baliu, Grua e dashuruar (poezi) Shenjëzat, Prishtinë 1996, 2000