Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 17-05-2008, 12:14pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
 » Bardhyl Londo
 » Bilal Xhaferri
 » Bertiana Simo
 » Besnik Mustafaj
 » Beqir Musliu
 » Besim Bokshi
 » Bora Pajo
 » Bashkim Hoxha
 » Brunilda Zllami
 » Bernardin Palaj
 » Bahtir Hamza
 » Begzad Baliu
 » Bardh Frangu
 » Bujar Salihu
 » Brahim Avdyli
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët B » Begzad Baliu
 
Begzad Baliu
E diel, 13-01-2008, 02:20am (GMT)

Begzad Baliu
Begzad Baliu u lind më 20. 11. 1966 në katundin Makresh i Poshtëm, komuna e Gjilanit. Pesë vjetët e para të shkollimit i kreu në shkollën fillore «Skënderbeu» në Makresh të Poshtëm, ndërsa tri të fundit në shkollën fillore «Liria» në Marec, komuna e Prishtinës. Shkollën e mesme, drejtimi: Bashkëpunëtor Teknik i Matematikës, e mbaroi në Gjimnazin «Zenel Hajdini» në Gjilan.
Fakultetin e Filologjisë -Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e kreu në Universitetin e Prishtinës. Po këtu, në Degën e Gjuhës, mbaroi edhe studimet pasuniversitare. Nga viti 1996 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës, Dega e Gjuhësisë - Sektori i Onomastikës. Po në këtë institucion ka mbrojtur tezën e magjistraturës (2000) dhe tezën e doktoratës (2003). Nga viti 2004 është ligjërues në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Edukimit, dhe ka thirrjen: Prof. ass. dr.
Ka qenë kryeredaktor i revistës për art, shkencë dhe kulturë «Shenjëzat»(1998-2000) dhe drejtues i po të njëjtës shtëpi botuese; gjithashtu, edhe redaktor i kulturës në të përjavshmen «Pasqyra» (Prishtinë).
Në vitin 1994 ka themeluar Qerthullin e të Rinjve të Onomastikës «Eqrem Çabej» në kuadër të Shoqatës së të rinjve «Pjetër Bogdani» të Prishtinës.
Nga viti 2001 është drejtor i shtëpisë botuese «Era» dhe i OJQ-ës  «Qendra e Ndërlidhjes Arsimore dhe Shkencore» në Prishtinë.
Është nënkryetar i Institutit Alb-Shkenca (Prishtinë) dhe udhëheqës i Seksionit të Albanologjisë në nivel ndërkombëtar.
Prej vitit 1992 ka qenë pjesëmarrës, bashkorganizator, organizator dhe drejtues i disa aktiviteteve kulturore, letrare dhe shkencore në Prishtinë, Tiranë, Tetovë, Shkodër, Turun etj.
Deri më tash është paraqitur në shtypin ditor dhe shkencor më me shumë se 200 artikuj nga fusha e kulturës, e gjuhësisë, e letërsisë, e folklorit dhe e historisë.

Vepra të autorit

Gustav Majer dhe albanologjia, Prishtinë, 2000; Tiranë, 2001.
Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, Prishtinë, 2004.
Vepra bibliografike e Profesor Jup Kastratit (monografi)  Prishtinë, 2005.
Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së Kosovës, Tiranë, 2006.
Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës, (bashk.), Prishtinë, 2005.
Çështje të studimit të onomastikës në veprën e Eqrem Çabejt (teza e magj.), 2000, Prishtinë.
Onomastika e Gallapit (teza e diser.), 2004.
Çabej 1: (Bibliografi e studimit të veprës së Çabejt në Kosovë) Prishtinë, 2006.
Mbi autorësinë e bibliografisë së Skënderbeut, Prishtinë, 2005.
Profesor Jup Kastrati për Kosovën, (bashk.) Prishtinë, 2004.
Gjaku i lirisë (1981-1995), I-IV, (bashk.), Prishtinë, 1996-2000.
Kafeneja ballkanike, (dramë), Prishtinë, 1996; Shkodër, 2000; Prishtinë, 2005.
Grua e dashuruar, (poezi) Prishtinë, 1996.
Flamuri vjen nga Kosova, (dramë) Prishtinë, 1994.
Koncepte gjuhësore, Prishtinë, 2007. (ne shtyp)
Refernca albanologjike, Prishtinë, 2007(ne shtyp)
Toponimi dhe identitet, Prishtinë, 2007 (ne shtyp)


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
KAFENEJA BALLKANIKE (Dramë) (13-01-2008)
JETA (13-01-2008)
RRËNJË E LASHTË (13-01-2008)
ÇAMËRIA (13-01-2008)
FLETË DITARI (13-01-2008)
PËR NJË JETË (13-01-2008)
TEATRI KOMBËTAR (13-01-2008)
BALADË E DASHURISË (13-01-2008)
FRAGMENT I NJË BALADE MËRGIMTARËSH (13-01-2008)
THONË NËNAT NË VARRIMIN E DËSHMORËVE (13-01-2008)
TË JESH (13-01-2008)
TI LINDE (13-01-2008)
E SHKRUAR MË 14 PRILL (13-01-2008)
NDOSHTA JAM I DASHURUAR (13-01-2008)
PASQYRË E THYER (13-01-2008)
TOKË E HUAJ (13-01-2008)
DREJT BURIMIT (13-01-2008)
DUKE PRITUR (13-01-2008)
SHI NË METROPOL (13-01-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Begzad Baliu

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]