| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Beqir Musliu E diel, 01-04-2007, 11:46am (GMT) Beqir Musliu u lind në Gjilan në vitin 1945; vdiq në vitin 1996, në Prishtinë dhe u varros në Gjilan. Familja e tij rrjedh nga fshati Liviq i Gjilanit në Kosovë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan, ndërsa fakultetin filozofik drejtimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë. Gjenerata e Beqir Musliut në Gjilan patën për ideolog të shkrimeve dhe të jetës politike Rexhep Elmazin, andaj që në shkollë të mesme u mor në biseda informative dhe u burgos. Po në këtë kohë Beqir Musliu filloi të merret edhe me shkrime letrare. Në fillim me poezi e pastaj edhe me tregime, romane, drama e kritika letrare dhe dramaturgjike. Mënyra e të shkruarit dhe metaforat e simbolet e përdorura në shkrimet e tij, ate menjëherë e renditën në rangun e shkrimtarëve me një perspective të theksuar. Punimi i parë iu botua në revistën letrare “Jeta e re” të cilën e udhëhiqte Esat Mekuli. Po kjo revistë, tri vite më vonë, në vitin 1965 ia botoi edhe librin e parë. Shkrimet e Beqir Musliut janë të një niveli të lartë dhe përdorin me mjeshtri të madhe metaforat dhe simbolet, andaj mund të quhet edhe shkrimtar i simboleve. Puna e tij kryesisht ka të bëjë me gazetari, publicistikë dhe redaktim të revistave. Së pari punoi si gazetar e redaktor në revistën “Zëri i rinisë, e pastaj edhe në “Fjala” të Prishtinës. Së bashku me disa krijues të gjeneratës së vet, sa ishte student, nxori dhe redaktoi revistën letrare “Plejada” e cila arriti të botohet vetëm deri në numrin e 6-të, sepse pushteti i atëhershmë duke parë ndikimin e krijimtarisë letrare në masën e gjërë nuk e finansoi dhe e shantazhoi për të mos u botuar. Më vonë Beqir Musliu ishte antar i redaksisë e një kohë edhe redaktor në revistën “Jeta e Re”. Beqir Musliu është prezantuar thuaja në të gjitha antologjitë e shkrimtarëve shqiptarë të kohës së tij e më vonë. Punimet e tij janë përkthyer në gjuhën frenge, angleze, spanjolle, italiane, arabe, gjermane, hungareze, rumune, turke, sllovake, maqedone, sllovene, serbe dhe kroate. Tituj të veprave Rima të shqetsueme-Prishtinë 1965 Wikipedia |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||