Imazhi i Pare
E shtune, 03-02-2007, 12:05pm (GMT)
I rrethuar nga cdo gje qe s’eshte ne kete dite Perbirohet fare i paverejtur Midis sheshit e mbathin kembet e zbathura Te atyre qe asnjehere s’e hetuarn rrethimin As aromen e trendafilave qe zihet ngadale Derisa majave te gishtave merr gjuhe lulezimi Mrekullite hyjne ta nxjerin nga kornizat qe s’e ka Te cilen s’di perse nuk e ka Ose e ka perse s’di Derisa matet me butesite e veta te gurezuara Te cilat edhe ne vete ka mundur t’i vrase Ne shuplake i zbret dielli i zene ne kornize rob Per t’i ulur Oret e vona qe krudisin bukurine Sa thahet blerimi i murme ne fytyren time Shirat e kthejne verdhome ne mua kur zgjohem Te krijoj ngjyren per te mbaruar imazhin Ne te cilin balta ka zene t’i cele zogjte magjike E te vershoje qytetin qe e kam vetem ne shuplake T’i fus ne vargonj mbreterite e zgjebosura ne Fushe Kur fare i paverejtur perbirohet permes syve te mi Nga cdo gje qe s’eshte ne kete dite te rrethuar.
|