Si ajo borica e vrashtë e netve t’dimnit
Grykave t’bjeshkve kuer bân me ushtue,
E, n’per borë e murrâ
5 Idhtas tu’ u shty,
bulritë kjo nji farë himnit
Per mbi natyrë krejt pî e mtizë prejë territ,
Thue se edhe malet n’furí t’sajë do t’tranden,
Ke edhe gurin e landen
Mnishëm i ban n’per qeta me fishkullue;
10 Kshtû andej prej Mosket
ndihet tuj lurue
Nji zâ per mnderë, si zâni i fundit t’ferrit;
Qi tuj u endë n’per botë, gjytet n’gjytet,
Çue gaperr, si vampiri, m’Zot e m’Mret,
Me shbî don kishë, me shue don shpí e shtet,
15 Thue se edhè njerzt
janë shtâsë, qi madhojnë
djerrit.
Zot, shka do t’jét ky bind?
Kahë erdh, si u lind,
Qi njerzt n’torishte don me i pá t’trucuem,
20 Tânë vllaznit e pá
motra —
Thue toka i ká shperthy’ e s’jânë rritë nder votra,
Pa dijtë se kujë i thonë Zot e kujë i thonë prind,
Si berre vathit n’grizhde me u grazhdue?
Bota n’gjak lá,
25 Plakë vesesh e
shtatxânë
Gjithmonë me djáll,
Ká qitë per fushë nji shnjáll
Dragun e dreqit t’gjáll:
Êmni i ktij t’patenzonë
30 Lenin, e t’birit t’tij,
Stalin i thonë.
Ûnat shterngue per dorë,
Me grushta mniëshëm qiellës tuj ju kercnue,
Jânë lëshue porsi t’terbue,
Rrethue per ânë me njerz gjakbâs — mixorë,
35 Ç’do fé me gjith
kulturë veç si me e shue.
E neper kombe djallsisht tuj u furë,
Me Gorka e Puçkina e me “kulturë”
Zjarmin mund shpí per shpí
Mrendë neper votra bâjn ç’mos per me e shtî,
40 Shtalbin e jetës,
rinîn per t’a ndersye,
Ç’do ligjë mbi vedi è perdhunisht me shthurë.
Kshtû n’shpînë t’njerzimit, ngî s’keq, tuj u shty
Me nji riní t’pa fré
Ç’do religjonit pá mshirë ju kan lkê;
45 E me mjete t’nji
Tamerlanit t’hershëm
Kan ngrehë me krena njerzish nji fron t’mnderëshëm
N’at Moskë; prejë kahë sot Bolshevizmi i thotë
Shekullit marë n’kercnim:
“Ç’prejë lindjet e n’prendim
50 S’ká Zot, as Krisht, as fé
permbi ket botë!
Nder mend per dhûni n’rrashtë i duhet shtî
Njerzimit t’rrêjtun se s’ká Perendí!”
Kshtû Çfuti i rí i Kremlinit
I flet sot botës: Zot, n’êmën t’kujë?... t’Stalinit.
1937