NDËRMJET TË SHËN GJERGJAVET
E shtune, 21-07-2007, 08:36pm (GMT)
Nji novelë ilire I.
Drita dalë, dielli pá lé... Nji bylbyl qi drypte maleve N’ato breshta, n’krye t’do valëve, Nji kângë t’ré Plot haré N’agshol t’dritës, mirë pá ague, Ámel zânin tu’ e dringllue, Aj po kndote: Kndote e kndote, kurr s’pushote. Xânë e kishte aj hylli i drites N’ato fushat e Mirdites; Xânë e kishte aj hylli i nates Larg n’ do bjeshkë, mbi fusha t’Mates. Andej prronit, n’krye t’tânë fshatit, Brîs s’njaj shpatit, Dirgjej zogu tuj kendue, Shokët prej gjûmit per me i çue; Kce n’at dardhë e kce n’at ftue, Tash mbí pjeshkë e tash mbi mollë, Dridhte at zâ t’bukur e t’hollë Nepër dritë tuj ferfullue, Marë natyrën, tuj e shlodhë, Pse i shpetoj kjo dimnit-è, Pse i erdh dita veres-è. N’at ag drite Nji zâ i âmël shkote e vîte; Mali zânin e persritte: Kumonës murgu at-herë po i bite. Tym nder ballna qitshin bjeshkët,
[...]
1938
Pregatiti: Arben Marku
|