 |
| Bernardin Palaj |
Át Bernardin Palaj leu me 2 tetor 1894 në një familje me origjinë nga Shllaku. Mësimet fillore e të mesme i mbaroi në Shkodër pranë Kolegjit Françeskan. Mâ vonë, studimet e nalta i vijoi në Gratz, Austri. Aty kah 1921 u kthye në Shqipní, dhe si të gjithë vllaznit e tjerë të Urdhënit të Vogël Françeskan (o.f.m.) nisi me zell punën në shërbim të përhapjes së idealit fetar e atij kombtar. Shërbeu si mësues në gjimnazin “Illyricum” duke dhanë mësim latinisht e greqisht. Në vitin 1939, Át Bernardini së bashku me vëllain e vet françeskan Át Donat Kurtin, të dy njoftës të mirëfilltë të folklorit e mitologjisë shqiptare, botuen “Kangë kreshnikësh dhe legjenda”. Ka botue në organet “Hylli i Dritës, “Leka”, “Tomori” etj. Gjithashtu Palaj ishte antár i Institutit të Studimeve Shqiptare qysh prej 1940.
Në vjetin 1946 u arrestue e u mbajt i lidhun në tel për një kohë shumë të gjatë, derisa gjeti vdekjen nga tetanozi në 1948.