Bjeshkët në dimër
E shtune, 03-02-2007, 10:59am (GMT)
Tokë e pjerrët, shkëmbinj që nisin te fytyrat e njerëzve e bien thikë mbi lumenj.
Mbi ta pak diell si i mbajtur nga një dorë fëmije lëkundet lehtë.
Dhe heshtje. Heshtje.
Trupi i brishtë i barit nën borë, lumenjtë e fryrë dhe shkrepëtima nevrike e një rrufeje- brenda kësaj heshtjeje.
Tokë e pjerrët që mbahet te krahët e fortë të njerëzve për të mos u gremisur në humnerat e veta
|