Pritja I
E shtune, 03-02-2007, 10:59am (GMT)
Në minutën e parë pashë se në rrugën nga do të vije ti kishte shumë njerëz dhe autobusë të rrallë, në minutën e dytë pashë se si muzgu, nga tretja e natës te dita, humbiste ngjyrën dhe sytë lodheshin, dëshironin të mbylleshin pak, në minutën e tretë m’u fanite ti, lëkundeshe në një pikë loti e më thërrisje.
Nuk kishte minutë të katërt. Ti më thërrisje dhe unë të prisja. Midis meje dhe teje, e pakalueshme, ishte koha, tashmë e kthyer në vonesë.
|