Këngë dashurie në vjeshtë
E shtune, 03-02-2007, 11:01am (GMT)
Si ndodhi kështu?! I thonë vjeshtë e dytë, po vjeshta nuk duket askund; as gjethe të rëna, as bar i tharë, as re.
Në vjeshtë si në vjeshtë: duhet patjetër diçka, e mrekulluar prej bukurisë së vet, të vdesë.
Sonte ky jam unë? E pashë, e pashë, e pashë varrin tim të madh në sytë e tu.
Të lutem, e dashur, thuaju njerëzve s’i erdhi vdekja, e thirri ai. I mrekulluar nga çasti kur ishim bashkë shkoi vetë t’i bëhej vjeshtës kurban.
|