Betim Muço
E diel, 10-01-2010, 05:20pm (GMT+1)
 |
| Betim Muço | Betim Muço ka lindur në vitin 1947 në Tiranë. Është diplomuar për fizikë dhe ka ushtruar profesionin e kërkuesit shkencor në fushën e shkencave të tokës. Botimet e para letrare i ka që nga shkolla e mesme. Ka botuar mjaft libra me poezi, tregime, romane e letërsi për fëmijë dhe ka përkthyer në shqip shumë autorë të njohur nga letërsia botërore. Nga viti 2001 jeton e punon në Merilend, SHBA ku është aktiv si në profesionin e tij ashtu dhe në letërsi.
|