Pegasit
E merkure, 03-01-2007, 11:20am (GMT)
Nga qielli mos u ul Pegas për mua, e bëj më këmbë unë rrugën. Hapësirat e pamatura i dua, po dua sa më pranë të jem me tokën.
Pas trokëllimës tënde qiellore poetët le të thurrin vargje-ar, unë jam këmbësor i rrugëve tokësore, i rrugëve tokësore këngëtar.
Nga qielli, pra, mos zbrit Pegas për mua, e bëj më këmbë unë rrugën. Hapësirat e pamatura i dua po më merren mendtë kur s’ndiej nën këmbë tokën.
|