Motrës sime Antikës
E merkure, 03-01-2007, 11:24am (GMT)
Ershi përsëri vjeshta, me shira, me fletra. Të iku, motër, jeta, me rënkime dhe brenga. O sikur të mundja, guackat e maleve t’i çaja dhe horizontet t’i shtyja e tek ti të vija! O sikur të mundja, përmes botës së kredhur në errësirë, të digjesha si një shteg drite, të rridhja si një qiri i shkrirë, të ndriçoja rrugën tënde, motra ime... Po erdhi përsëri vjeshta, me shira... me fletra.
|