Qiriu i Naimit
E merkure, 03-01-2007, 11:25am (GMT)
Në vitrinën e librarisë me llampa neon bën dritë "Qiriu" i Naimit. E sjell në shtëpi dhe, gjer natën vonë, njëlloj ai bën dritë edhe në dhomën time. Dhe flakë e tij e ëmbël nuk zbehet asnjë thërrime
përballë abazhurit me dritë elektrike. Pastaj, kur zbardh dita, e shoh përsëri: as në dritën e diellit nuk zbehet flakë e tij, e zjarrta flakë, e shenjta flakë, që digjet në përjetësi.
|