Ti je një pardesy
E merkure, 03-01-2007, 11:26am (GMT)
Ti je një pardesy. Tek ti fëshfërijnë të gjitha: mendimet, pardesyja, zemra. Ti je një pardesy dhe bota të duket si një sallon mode, ku parakalon si pardesy e dalë prej garderobe. Ti je njeri – pardesy. Të shoh tek zhdukesh përtej – fëshfërimë – nëpër erë, sikur të mos kesh qenë asnjëherë.
|