Në stacionin e largët
E merkure, 03-01-2007, 11:27am (GMT)
Në stacionin e largët në fushë, Klithi sirena e trenit të fundit. Mbi çatinë time, si jehonë iu përgjigj kukuvajka. Kë pres unë sonte? Kush mori rrugën në errësirë Dhe i krrusur përmes shiut, U nis për tek unë. Më kot më shkon mendja Tek ata që më deshën. Më kot kujtoj sonte Ata që i desha. Asnjëri S’do shkundë pika shiu Në pragun e derës sime këtë natë. Rrugën e ka mbuluar Balta dhe nata Dhe në errësirë Askush nuk do niset për tek unë... Ja, kështu do më rrjedhë tërë jeta, Larg atyre që më deshën, Larg atyre që i desha.
|