Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 04-07-2008, 05:05am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
 » Bardhyl Londo
 » Bilal Xhaferri
 » Bertiana Simo
 » Besnik Mustafaj
 » Beqir Musliu
 » Besim Bokshi
 » Bora Pajo
 » Bashkim Hoxha
 » Brunilda Zllami
 » Bernardin Palaj
 » Bahtir Hamza
 » Begzad Baliu
 » Bardh Frangu
 » Bujar Salihu
 » Brahim Avdyli
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët B » Bilal Xhaferri
 
Ave Maria
E shtune, 03-02-2007, 11:28am (GMT)

Jeta e njeriut është shumë e shkurtër. Po edhe sikur të jetoja një mijë vjet, unë s'do ta harroja kurrë Marien.
Marie quhej mushka që na sillte ushqimin e drekës. Ajo tani ishte një mushkë e thyer në moshë dhe vinte e pakët, e dobët dhe e kërrusur. Sikur njerëzit të ishin disi më njerëzorë me kafshët, ajo duhej të ishte çmbrehur prej kohësh dhe të ishte lënë të ngryste e qetë ditët e fundit të pleqërisë së saj. Po ashtu, siç ishin shtazorë me njëri-tjetrin, njerëzit s'dinin se si të ishin njerëzorë me kafshët. Dhe mjerë ato kafshë të mjera që ishin më afër me ta.
Për fatin e saj të hidhur, Maria ishte shumë afër me njerëzit, e kish vënë perëndia drejtpërdrejtë në shërbim të tyre.
E mbrehur përpara karrocës, e lodhur dhe e mbërthyer me rrypa e litarë, e kërrusur dhe e tendosur nën peshën që tërhiqte, ajo u binte kryq e tërthor tërë rrugëve të fermës, nga furra e bukës në dyqanin e ushqimeve, nga menca e punëtorëve në brigadat e fushës, nga njëri sektor në tjetrin.
Ajo ish një personazh i njohur në fermë. Emri i saj ish një ndër emrat më popullorë.
- Erdhi Maria! Erdhi Maria! - dëgjohej anembanë fushës e thirrura jonë në kohën e pushimit të mesditës kur prinim të na vinte ushqimi i drekës.
- Erdhi Maria! Erdhi Maria! - përsëritej emri i saj nga brigada në brigadë.
Karroca me dy rrota gome përkundej e kërcente në gropat e rrugës. Mbi kryet e karrocierit, një copë katrema e rrëmbyer nga era, e shqyer përgjysmë nga streha e gjysmëkabinës, tundej ritmikisht sikur më përshëndeste.
- Erdhi Maria!
Ajo nuk nxitonte. Ajo s'kishte fuqi të nxitonte në atë moshë. Vrapi saj kishte mbaruar prej kohësh dhe tani të vinte keq tek e shikoje të merrte një turr të shkurtër prej plake, e detyruar nga fshikullimat e kamzhikut të karrocierit. Ai e rrihte kot të gjorën kafshë. Dreka jonë vinte me shumë vonesë, po se mos ishte faji i saj. Ajo nisej nga kuzhina kur e nisnin. Dhe vërtet ecte ngadalë, po ecte gjithnjë dhe atë që s'e arrinte dot me shpejtësi e fitonte në kohë. Po të varej prej saj, ajo do të mund të arrinte në kohën e duhur tek ne. Po nuk varej asgjë prej saj. Dhe ai e rrihte.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Baladë Çame (03-02-2007)
Shqipëri (03-02-2007)
Kosova (03-02-2007)
Atdheu (03-02-2007)
Dashuri dhe Fate (03-01-2007)
Në stacionin e largët (03-01-2007)
Mbrëmje (03-01-2007)
Ti je një pardesy (03-01-2007)
Rosat (03-01-2007)
Poezia e parë (03-01-2007)
Qiriu i Naimit (03-01-2007)
Motrës sime Antikës (03-01-2007)
Eja trishtim (03-01-2007)
Janinë, vjeshtë (03-01-2007)
Natë Çame (03-01-2007)
Pegasit (03-01-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]