Letërsia Shqiptare

Trendafilat e bardhe
E merkure, 03-01-2007, 01:00pm (GMT)

Ajo u kthye edhe njehere nga ana tjeter. Hapi syte, e ndjeu frymemarrjen e tij te qete prane vetes. Me siguri po flinte. Nuk po gjente reaht ne ate shtrat te ngushte, te vene si enkas afer dritares. Ndoshta donte te shkonte ne krevatin e saj, por kishte frike. Erresira ishte perhapur gjithandej ne dhomen e tyre te vogel te hotelit. Madje dhe jashte nxinte. Dritat e atij qyteti te vogel bregdetar kishin kohe qe ishin fikur. Nata kishte rene perreth. Vetem yjet lart ne qiell mund te shihje, dhe vetem valet e detit qe zhumeronin mbi zallin e shkrete mund te degjoje. Ajo kishte frike te flinte vetem ne erresire. Ishte futur ne shtratin e tij te ngrohte, por s’po e zinte gjumi. Hijet qe krijoheshin fare prane dritares e trembnin. Vertet i pelqente ta ndjente jeten e tij prane vetes, por ne ato momente i flihej, i flihej aq shume, sa e lodhte ideja e mendimit per te. Ai kish kohe qe kish rene ne gjume. Ajo ia ndjente frymemarrjen krejt te rregullt dhe gati-gati te njejte. I kishte mbyllur syte. Qerpiket e gjeta, i jepnin nje hijeshi te cuditshme fytyres se tij me tipare aq shume te rregullta. Duke kaq i bukur teksa flinte! Ajo nenqeshi me veten. Pa jashte nga dritarja. Gjithcka kishte nje paqe te frikshme. Zhurmat e valeve trazoheshin me frymemarrjen e tij, beheshin nje, dhe asaj i dukej si nje melodi e qete, e degjuar diku. Qielli i zi, hene s’kish, yjet s’ndriconin dot deri ne dhomen e tyre. Qyteti flinte! Ajo u kthye edhe njehere nga ana tjeter po kish frike t’i mbyllte syte. Sapo lodhej, dhe ata s’komandoheshin dot me, por mbylleshin vete, ajo levizte e trembur. I dukej sikur njera nga hijet jashte dritares do ta merrte me vete. Kishte frike. Po edhe te rrinte zgjuar ate nate aq te kthjellet nuk donte. Ndersa oret kalonin asaj i dukej vetja gjithmone e me teper si pergjuesja e erresires. Po pse frikesohej xhanem? Ato hijet e cuditshme tek dritarja, ajo erresire e thelle jashte, zhurmat e valeve, frymemarrja e tij, cdo gje sikur e trembte. I dukej sikur nga casti ne cast do te ndodhte dicka e mistershme dhe ajo do kish nevojen e tij, prandaj rrinte aty heshtazi dhe pergjonte naten. Donte te rrinte me te. E adhuronte ate jete te tij te leshuar nga qetesia me te cilen ai merrte fryme. Donte ta ndjente prane vetes te sajin. Po i ndodhte si me lodrat kur ish e vogel. Hodhi perseri syte jashte. I vinte gjume, por ai shtrat i ngushte, ishte i parehatshem. Pa rishtaz dhomen. Objektet e saj i dinte me saktesi se ku ishin, por prape dic e trembte. Syte i mbante hapur fort me zor. Megjithese te zinj ata ndriconin si yjet ne qiell. Leviznin ngado dhe ishin te paperqendruar si ajo vete. Vazhdoi gjate ashtu derisa gjumi e kapiti dhe ajo pa e ditur as vete dremiti ca... E frikesuar u cua. Pa neper dhome. Krejt qetesi. Pa jashte. Kish nisur te zbardhej. Rrezet e para te mengjesit po perkedhelnin qytetin e vogel dhe dhomen e tyre. Frymemarrja e tij dhe valet e detit ishin njesoj si melodia e qete dhe e bukur e nje dite qe po nis. Tashme e qete, ajo fare ngadale per te mos e zgjuar ate u ngrit dhe shkoi ne shtratin e vet. Aty e zuri gjumi e lodhur deri vone...
Ai u zgjua heret si cdo mengjes. E kish ndjere ate te levizte gjate nates dhe nje kenaqesi-enderr i shkaktohej nga ideja se ajo ishte aty. U kthye nga ajo per ta puthur dhe per t’i uruar nje mengjes te kendshem por...ajo kish ikur...Ish shtrire ne shtratin e saj dhe flinte. Kishte qene ngushte aty dhe kish vajtur ne vendin e vet. Buzeqeshi tek e pa qe flinte por edhe i vinte inat me te. Si nuk e kuptonte xhanem kenaqesine qe ndjente ai kur zgjohej dhe e shihte prane vetes. I vinte keq... donte te binte per te fjetur me te dhe te zgjohej po ashtu. Kishte nje si zhgenjim ne shpirt. I dukej vetja sikur e shihte ne enderr gjithe magjine e lidhjes se tyre dhe kur zgjohej...trendafilat qendronin te bardhe mbi tryeze dhe ajo ish larg tij duke fjetur. Ish kaq i merzitur. Trendafilat i kish mbledhur ajo nje dite me pare ne pjesen e poshtme anes shkallinave. Ishte marre me ta gjithe darken, dhe pasi i kish rregulluar sic duhej, ish shtrire te flinte. I donte lulet. Dhe lulet e saj mbi vazon roze tani dukeshin sikur e perqeshnin. I vinte keq! Kaq shume keq! Pse xhanem nuk donte t’ia dinte per deshirat e tij, por gjithmone, ashtu e paperqendruar sic ihs, bente cfare i sugjeronte momenti?... Ai u vesh ngadale dhe zbriti poshte te hante mengjes.... Me vone gjendeshin te dy ne mes te detit. Ajo doli nga uji dhe ashtu e qullur me syte qe i shkelqenin u ul prane gureve dhe po e priste. Ai sec kishte. Ishte shume i prere...
Kur ai ish aty prane saj i heshtur me veshtrimin mbi det ajo lehtesohej.
-Se c’ke ti sot? – i tha ngadale. Ai vuri buzen ne gaz.
-Asgje, jam pak i lodhur, - dhe nje heshtje sekondash midis tyre – te lutem mos ik me sonte, gjate nates, kur bie per te fjetur me mua. As sot, asnjehre. Degjove?
-Mbreme kam fjetur shume keq, - tha ngadale ajo, - por kisha frike te flija vetem! Ato hijet tek dritarja me trembnin dhe erresira. Po pse te mos iki? S’fle dot aty!
Ai filloi te irritohet perseri me veten, me te. Nuk foli me. Hodhi ca gure me det me zemerim dhe u cua e iku. Ajo fillimisht u habit me veprimin e tij, pastaj u zemerua, pastaj prape u habit, dhe me vone megjithese s’e kuptonte arsyen iu bind. Ne mengjes pasi ai zgjohej dhe i uronte mengjesin, ajo ikte dhe flinte ne shtratin e vet dhe si cdo dite mbi tryeze qendronin disa trendafila te fresket, te bardhe, te keputur nje nate me pare. Ai vishej, behej gati per te dale, e shihte tek flinte, hidhte syte nga trendafilat, i vinte inat qe ata do rrinin me te dhe ca, pastaj zbriste poshte per te nisur diten. Javet kaluan dhe ata te dy iu kthyen jetes se tyre te zakonshme larg qytetit te te vogel bregdetar...
Dikur atij iu desh te largohej per ca kohe. Me mijera kilometra larg e ndjente dhe gati-gati e degjonte frymemarrjen e saj mengjeseve...
Pasi u kthye perseri prej atij udhetimi te gjate e te lodhshem, mberriten mbi tryezen e saj, nje tufe e madhe trendafilash te bardhe...
Ama kur ai dilte nga dhoma i vinte keq qe ata do rrinin dhe ca me te...

14 shtator 1996



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.