Letërsia Shqiptare

Laregesia Ndienja Koha
E merkure, 03-01-2007, 01:10pm (GMT)

„Fluturoi qe nga momenti qe u nga nga une...“
Burri ndenji nje hop i menduar. Syte iu lengezuan. Qendronte ne kendin e vet, ne tryezen e gjate dhe shkruante...
Jashte binte nje shi i vrullshem. Pikat kercisnin fort mbi xham, pastaj rreshqisnin poshte me shpejtesi. Qielli i erret kishte zymtuar edhe dhome. Ai nuk po e ndizte driten. Rrinte ashtu, thuajse i strukur ne cep te tryezes. Mendimet i leviznin ne koke, i trazoheshin, i beheshin kujtime...
Sapo kishte mbaruar redaktimin e vellimit te saj te fundit „Duke te pritur ty“. Tani po shkruante hyrjen. Nje moment u drodh. Iu duk sikur shiu i ftohte i hyri ne cdo qelize te organizmit. Vuri ngadale doren mbi balle. Buzeqeshi trishtueshem. Imazhi i saj, i kish zbritur mbi sy. Vazhdoi te shkruante. Pastaj perseri e leshoi stilolapsin dhe u mbeshtet pas karriges. Ferkoi syte. Shiu sa vinte e shtohej. Vajza s’ishte kthyer ende nga shkolla. Po vonohej...
Ai u mundua te veshtronte ne dhomen e zbrazet. Shikimi ishte i padepertueshem ndaj kohes. Dhoma ishte e erret dhe bosh. Bosh! Burri ndezi edhe nje cigare tjeter. E lexoi perseri nga fillimi, Nje moment iu duk shume pak. Sa shume ndjente ai ne fakt! Hodhi syte nga togu i larte i letrave te paredaktuara. Befas iu duk se shpirti i saj i bukur iu ul mbi ndjenja. Sa shume zogj! Sa lule kishte midis doreshkrimeve te lena! Sa jete!
Atij kishin filluar t’i dalloheshin gjithmone e me teper rrathet poshte syve. Kaq shume ishte plakur brenda kaq pak kohesh! Te nesermen ajo kishte ditelindjen. Duhet te mbushte dyzetetete vjec. Burri u ngrit. Ankthi i ngushtoi fytin. U mbeshtet pas xhamit dhe po shihte shiun. Fytyra e saj e qeshur nuk i levizte nga mendja. Veshtroi oren. Po vajza pse po vonohej? Nje vetetime e shkundi. Filloi te hidhte hapa te crregullt neper dhome. Pastaj u ul perseri. Vazhdoi te shkruante. Mendimet i kishte me te qarta kete here. Ai perseri nuk po e ndizte driten. Keto kohe ishte mesuar te rrinte ashtu. I dukej se i pelqente. E shtypi fort filtrin mbi tavullen e tymosur dhe mori fryme thelle. Shkruajti dhe fjaline e fundit dhe e la fleten menjane. Vazhdonte te qendronte heshtazi ne cep te tryezes...
Ra zilja. Me siguri e bija. Nxitoi ta hapte. Ajo me siguri duhet te ishte lagur...
Shiu binte pa dashur te ndalonte asnje cast ne ate mesdite te zymte. Burri ishte ulur ne kendin e vet. Vajza hapi deren e kuzhines dhe hyri brenda. Ngriti doren dhe... ndezi driten. Dhoma u mbush me ngrohtesi. Syte e saj qeshen embel. U ndalen tek i ati.
-Ose s’e kishe ndezur driten?
Ajo foli ngadale me nje ze te ngrohte. Burri ngriti syte per ta pare. Shkarazi arriti te lexonte „...imazhit te saj te paprekur brenda meje...“ Veshtrimi iu ndal mbi vajzen. Sa shume drite, ngrohtesi, embelsi, kishte ajo! Ai qendroi pak sekonda duke e pare...
Pastaj qeshi...
Qeshi bukur!...

20 dhjetor 1995



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.