|
|
|
Une e takova ate, dhe qe atehere dicka sikur me dhemb
E merkure, 03-01-2007, 01:12pm (GMT)
Qielli paska shume yje sonte! Eshte nje nate e ftohte ne kete vend disi te eger. Zjarri ben te mundur shikimin dhe ngrohtesine. Jam shtrire. Pak me tutje prej kembeve te mia degjohet zhurma e lumit. Ai leviz rrjedhshem me nje freski qe ndihet ne cdo ind te qenies sime. Jam e qete. Nxehtesia e zjarrit ma ka ngrohur tej mase njeren gjysem te trupit, dhe po tej mase kam ftohte nga krahu tjeter. Malet e kane kufizuar qiellin nga te gjitha anet. Ky eshte vertet vendi me i bukur qe kam pare ndonjehere! Aty te duket sikur jeta te rreshqet dukshem neper gishta. Sikur gjalleria eshte bere sunduese e vetme e vetes tende. U kam ngulur syte yjeve, duke u shkeputur nga bisedat perreth. Jane kaq shume sonte! Ate nate kujtoj, s’kishte thuajse fare. E kam te pamundur te krijoj figura me ta. I veshtroj sikur dua t’u marr dicka me teper. Sikur dua t’i ndjej me thelle. Syte e mi levizin ngadale nga qielli i shkermoqur yjesh, tek mali i pyllte. Pastaj shoh zjarrin e madh e te ngrohte. Ja dhe lumi ku eshte! Ka nje ngjyre si jeshile dhe eshte i mbushur me gure te madhesive te ndryshme. Sa vend i bukur! Cdo gje eshte kaq harmonike me tjetren. Duket si mrekulli. Dhe une, jam zoteruesja e ketyre diteve te jetes ime. Ndodhem ketu. Qenia ime nuk trazohet ne kete mrekulli, perpiqet te marre pjese. Isha teper e qete pak caste me pare. Heshtja me ishte ulur mbi sy, dhe brendavetja ime ishte thuasje e kenaqur, po c’pata tani? Nje si ngushtim me ka zene gjithe kraharorin. Mezi mbushem me fryme. Dua te qaj! Por a s’eshte mekat te qash ne nje vend te ketille? Ketu embelsia eshte bashkuar me te egren, malli me lotet, bora me shiun, ankthi me endrren. Jane pershtatur e harmonizuar, duke dashur te falin nje cast te vetem lumturie, dhe dy dite te vetme te kenaqura. Perpiqem te qesh. Shtrengoj me force dhembet dhe grushtat. Dua domosdoshmerisht te qetesohem. Por c’kam keshtu? Cfare me mungon? Natyra eshte misheruar ne persosmeri. Gjithcka duket sikur do te te fale pakez nga vetja. Ndersa une numeroj yjet e qiellit, dua te qaj! Kjo s’duhet te jete normale. Perse ndodh keshtu? Perse nuk arrij dot te kenaqem? Kujtoj doren tende prane times, syte e kenaqur dhe ty. E kam te pamundur te shkeputem. Dhe ne te vertete nuk dua te kujtoj. Mjaft here gjate ketyre diteve me zbrisnin ngadale ne koke bisedat e bera, qeshja jote e zhurmshme, planet e pafundme qe s’arrite t’i realizosh dot. S’mundet ta harroje njeriu, njeriun. As une ty. Mrekullise se pyllit, lumit me gure, maleve qe bien thike mbi ujin jeshil, muzikes se panderprere, vetes sime, gjithckaje ne keto dy net te largeta, madje dhe zjarrit i mungoje ti. Kam arritur te kuptoj qe i mungon dhe ajrit, dhe zogjve, detit, henes. Mungon kudo. Une e di, qe bota tani eshte minus nje e qeshur, Nje e qeshur me pak ne bote. Nje pupel me shume ne dhome. Dhe lot, dhe mall, dhe ankth... Por prape e di, e ndjej, qe je diku, duke me pare mua. Ike larg, per te me ndenjur afer. Dhe une s’e kuptoj se si kalojne njezet e kater oret pa ty. Dhe keshtu cdo dite. Une vazhdoj te eci kembengulshem ...mbi caste...
20 tetor 1995
|
|
|
|