Te qeshures
E merkure, 03-01-2007, 01:13pm (GMT)
Ne boshllekun e ajrit Dic mungon Nje e qeshur e zhurmshme Ndoshta Nje e qeshur me pak ne ajer. Rruga mbuluar druresh te larte Hijeshi. Dicka me shume e mbush ajrin sonte Nje pupel Pulebardhe apo engjell Eshte S’e di Deti Perhere i kalter ne jeshil Do te mbetet. Perhere i gjalle. Pas meje Dic levizi, ngadale Nje e qeshur, me pak ne ajer Nje pupel me shume neper nate Fluturim Zogu Qe kurre Nuk kishte kenduar E mesoi kengen. Kendon tani. Nje qiri. Edhe ai dic perpiqet T’i shtoje hapesires Nje e qeshur me pak Nje pupel me shume Ra pas meje Levizi pas meje. Fluturoi. Une s’e pashe Qiell i kalter Pa zogj Por e qeshura fluturon Megjithese une se shoh Nje e qeshur me pak ne ajer Nje pupel me shume ne dhome Udhetim marramendes neper nate Me shume kurajo ka sonte Me pak yje Gjithmone balancim Hena eshte e plote sonte Udhetimi i gjate Nata e erret Pupla e bardhe Unaza e mban fort. Ankth E pse valle? Det. Yje. Hene. Rruge. Muzike. Engjell. Kam frike Ti s’je Ke ikur Por je kaq shume prane Kaq afer Dhe kaq larg S’di c’po ndodh me mua sonte Dua te iki dhe une Po s’kam ku te rri pastaj Dua te rri Dua te iki Iki, rri, ku je? Pse s’je? Ti ike, ike larg. Pa fjale Ike Por ti je afer Kaq afer I heshtur S’e kuptoj C’loz me mua kaq egersisht Ke ikur, por je afer dua te largohem, por ku te shkoj? Pse s’je? Ku je? Kam frike Ke ikur larg, matane pyjeve ke rreshqitur neper lumenj dhe ke ikur duke ndenjur ketu me mua dhe je larg duke qene afer ketu me mua...
24 shtator 1995
|