Ishte nje nga ato pasditet e vaketa, te cuditshme, kur dielli, ose nuk perendon fare, ose perendon aq shemtuar, sa askujt nuk i shkon ne mendje te ktheje syte nga ai. Ai ishte ulur buze detit. Duart i kishte pak prapa te mbeshtetura ne reren e lagur. Valet qe zhurmoheshin me aq force ne breg, i lagnin kembet gati cdo dy sekonda. Filloi te mos e ndjente freskine e qete te tyre. Dielli diku ishte zhdukur. Uji ishte i ngrohte dhe vazhdonte te ishte dite. Dikush iu ul ngadale prane dhe e preku ne sup. Ishte nje vajze deri diku e imet, me ca floke si te kuq ne bojkaf, dhe me ca sy te celur. Ajo po e shihte e fresket, me nje veshtrim tmerresisht te embel. Ai i vendosi ngadale duart mbi fytyre, me teper per t’u bindur a ishte ne enderr. Jo s’ishte! Fundja pse duhej te ishte? Cfare kishte ketu per te qene ne gjume? Thjesht nje vajze e kendshme i ishte ulur prane. Asgje tjeter s’kishte ndodhur. Ajo kishte nje kostum banje blu, me rripa te bardhe, qe i shkonte tmerresisht shume. Syte e saj te medhenj me nje ngjyre te papercaktuar ishin ngulur diku midis valeve dhe reres. Ai veshtroi hutueshem atje, ku shikonte ajo, por s’mundi te dallonte gje. Ishte vene ne siklet, dhe megjithese dielli ishte fshehur pas malit, ai ishte teresisht i djersitur. Se si i dukej. Syte e saj, ose me sakte, prania e saj aty, fare prane tij, dhe kjo heshtje qe nuk po dinte si ta thyente, e kishte vene ne siklet. Mendoi ta pyeste per emrin, por e kuptoi qe ishte nje idiotesi per momentin dhe e mbylli gojen. Ajo mori ne dore nje gur i cili ishte si ndryshe. Si i gjelber. Ndoshta ishte me myshk. E mori gurin. Beri nje si zhgarravine, qe u fshi nga valet, dhe filloi ta rrotullonte neper duar.
-Do te vini te lahemi? – tha me ne fund ai, duke veshtruar turbullueshem nga deti meshiremadh. Vajza u ngrit ne kembe aq vrullshem, sa ai kujtoi se do te ikte, dhe i zgjati doren e lagesht. E preku butesisht ate dore, delikate dhe u nsi drejt detit. Uji ishte i ngrohte, sikurse shpirti i tij. Thellesia erdhi duke u shtuar. Ata nuk ia leshonin doren njeri-tjetrit, thuajse kishin harruar, qe duart i kishin aty. Ata donin te notonin, por njekohesisht nuk donin t’i shkepusnin duart, dhe rrinin si dy mumje te nje shekulli te harruar. Befas me nje levizje teper te shkathet, dhe po kaq te guximshme, ai e ngriti vajzen hopa, perpara duarve. Ajo i pershkoi doren mbi qafen e tij dhe e puthi lehte. Ai vazhdonte te ecte, dhe thelle-thelle, shpirti i tij po habitej me te gjitha keto. Karakterizohej si nje djale i permbajtur, thuajse i mbyllur ne vetvete, qe gjente kenaqesine vetem tek ato cka lexonte. Ata vazhduan te ecnin. Ecen shume. Aq sa njerezit nuk e dalluan me as koken e vajzes. Dalengadale u erresua krejt, dhe ato pak cadra qe ishin, iken. Plazhi mbeti bosh. U braktis si nje vegel qe mbetet jashteperdorimit. Degjohej vetem aroma e detit, dhe zhurma e lehte e valeve qe perplaseshin ne breg. Te nesermen dielli lindi heret. Njerzit dolen ne plazh. Prinderit u dhane porosite e tyre, femijve, dhe i ndoqen me sy nga cadrat. Zhurmat mbushen plazhin. Ishin te pakte njerezit e trishtuar ne ate dite diellore. Ai shndrrin fort, sa te krijon nje bezdi te llahtarshme. Papritmas tek njerezit, u krijua nje rremuje shume e madhe. Ishte gjetur nje vajze. Njerzit u afruan dhe e pane trupin e saj te imet. I pane floket kacurrele, si te kuqerremte. Syte e hapur, ku ishte si vegim, nje lumturi e pafund, thuajse e pakapshme. Njeren dore e kishte grusht. Dikush ia hapi. Ne te ishte nje gur me myshk jeshil. Ajo ishte mbytur. Prinderit u tremben, dhe filluan te tregojne, me teper kujdes per femijet e tyre. Te gjithe u llahtarisen, por askush se dinte se bashke me vajzen ishte mbytur dhe ai. Kishte vdekur i lumtur. Dielli u zhduk perseri. Pas pak plazhi do te mbetej bosh. Mos ndoshta valle, vdekja, nuk eshte asgje tjeter vetem muzg? Ata kishin qene kaq krejtesisht te lumtur. Vdekja u ishte afruar pikerisht atehere, kur ata pothuajse e kishin harruar nocionin e kesaj fjale. Une i kisha pare nga larg. Ai e mbante ne krahe, perpara duarve, ndersa ajo i kishte rrethuar qafen me krahun e vet aq te lehte, dhe e puthte embelsisht...
4 korrik 1995