Ngjyra e syve
E merkure, 03-01-2007, 01:17pm (GMT)
Varka lekundej nen ritmin e lopatave dhe ecte me nje shpejtesi te konsiderueshme varkash. Une isha strukur ne nje cep dhe ndiqja me sy pulebardhat qe uleshin, pak caste mbi liqen. Pastaj ngriheshin rrembimthi dhe benin harqe te panumert ne ajer. Liqeni kishte nje ngjyre te vecante jeshile, me teper si gurkali. Horizonti ishte i rrethuar nga malet. Dukej se ata ngriheshin menjehere pas liqenit. Ishte nje pamje mahnitese. Ai i jepte varkes ngadale, dhe veshtronte i humbur qiellin. Isha ne nje vend, nga ku mund ta kundroja e qete. Levizjet e tij, veshtrimi, pamja, ndoshta edhe veshja, perbenin per mua, dicka teper te afert. E ndjeja thelle vetes time, ate. Kishim arritur ne mes te liqenit. Ndjeja pak ankth. Ai trazohej cmendurisht me ajrin e fresket, dhe shndrroheshin tek une, ne nje dicka materiale. Ne mornica, dhe ne nje si ngushtim ne gryke. Ai befas i la menjane lopatat. U kthye nga une, dhe me nguli syte, si nje foshnje e panjohur. E la varken ne meshiren e liqenit. Ajo lekundej lehte-lehte. Ndersa syte e tij, nuk e kishin humbur ende ate driten vezulluese. Me ishin ngulur mua, sikur donin te me rrembenin dicka me te thelle se shpirtin. -Ta kisha harruar ngjyren e syve! – tha ai ngadale. Pastaj vuri doren tek lopatat, dhe nisem rrugen per kthim. Pamvaresisht nga bisedat dhe nga marredheniet qe kisha me te, gjithnje e ndjeja si pjese timen. Qesha me vete dhe vazhdova te kundroja qiellin. Ishte plot pulebardha. Ngjyra e syve. Une e shihja perhere ne sy. I doja syte e tij, por asnjehere nuk e kisha kuptuar se c’ngjyre i kish. Ndersa ai. Ai ma kish harruar ngjyren. Liqeni ishte teper jeshil per te qene i kalter, ndersa une, isha teper e ftohte per te ndjere ankth. Syte. E ndjeja te afert pamvaresisht nga ngjyra e syve.
Mars-Maj 1995
|