| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Me Boren E shtune, 03-02-2007, 01:24pm (GMT) Ka fragmente qe mbeten brenda nesh dhe dalin para syve te mendjes sa here qe grimca jete sjellin aromen e koheve te shkuara. Dhe aty kupton burimin e dashurise se natyrshme qe mund te mbartesh ne vete per nje njeri apo nje tjeter, pa arritur t’i japesh vetes ndonje arsye per kete. Keshtu me ndodh me Boren, me caste qe me lidhin me te, mes te cileve nje kujtim (ndonese jo krejt i qarte) te para disa vitesh nga nje ore letersie ne shkollen e mesme, qe po e sjell ne kete prezantim te shkurter te saj. E deshiruar te lexonte nga shkrimet e saj, mesuesja i beri nje oferte joshese (qe u prit mire nga Bora, por dhe nga ne te tjeret qe sic e shoh tani po luanim rolin e spektatoreve ne pjesen teatrale: Adhurimi i mesueses per Boren): Bores do t’i duhej te shtonte disa vargje ne nje poezi te Kadarese dhe kur poezia ne formen e saj te re te ishte gati, vargjet do te lexoheshin para klases me ze te larte. Ne kembim mesuesja zotohej se nuk do ta ngacmonte me deri ne fund te vitit shkollor. Ashtu u be. Vargjet u shkruan, u lexuan dhe u degjuan dhe vleresimi i miratuar nga degjuesit: vargjet e Bores ishin me te bukur se te Kadarese. Mos me pyesni se per cilen poezi behet fjale, nuk e mbaj mend, mbaj mend vetem qe elemente te saj ishin grimca jete te qytetit, karakteristike kjo per shkrimtarin tone te madh (poezia ka qene nje nder te paraqiturat ne antologjine e vitit te katert te shkolles se mesme). |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||