Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 08-09-2008, 08:04am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
 » Bardhyl Londo
 » Bilal Xhaferri
 » Bertiana Simo
 » Besnik Mustafaj
 » Beqir Musliu
 » Besim Bokshi
 » Bora Pajo
 » Bashkim Hoxha
 » Brunilda Zllami
 » Bernardin Palaj
 » Bahtir Hamza
 » Begzad Baliu
 » Bardh Frangu
 » Bujar Salihu
 » Brahim Avdyli
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët B » Brahim Avdyli
 
Brahim Avdyli
E diel, 11-05-2008, 07:05pm (GMT)

Brahim Avdyli
Brahim (Ibish) AVDYLI ka lindur më 1960 në fshatin Morinë të Malësisë së Gjakovës. Që në moshë të re u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e popullit shqiptar. I përket brezit të fundviteve të shtatëdhjeta dhe fillimit të të tetëdhjetave të letërsisë shqipe.
Pas përfundimit të gjimnazit „Hajdar Dushi“ në Gjakovë i filloi studimet në fakultetin teknik, dega e arkitekturës. Nga shtrëngesat ekonomike dhe politike të organeve të pushtetit titist jugosllav u detyrua të emigrojë në Zvicër. Më vonë, si student me korrespondencë në fakultetin filologjik vijoi studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe.
Prej vitit 1979 punoi vetmohueshëm për afirmimin e çështjes kombëtare shqiptare dhe mbështeti veprimtarinë atdhetare të emigracionit politik.
Ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative. Gjatë viteve 1990-1995 ka udhëhequr revistën „Qëndresa“ në Zvicër. 
Brahim Avdyli qe ndër të parët që u vu në krahun e luftës çlirimtare dhe argumetoi fuqishëm domosdoshmërinë e organizimit të saj. Shtëpia e tij në vendlindje, në Morinë të Gjakovës, u shndërrua në bazë të rëndësishme të UÇK-së, ndërsa i vëllai, Sadri Avdyli, ishte Komandant i Përgjithshëm i Shtabit Lokal të Morinës. Njësiti i Morinës dha një kontribut të lakmuar në luftën çlirimtare. Pas rënies së Morinës, autorit iu dogj biblioteka personale dhe shumë dorëshkrime. Ndër të tjera vlen të përmendet drama „Gremina“, romanet „Buka“, „Mjegulla“ dhe tregimet e shumta.

Pos botimeve në periodikun shqiptar ka publikuar këto përmbledhje:

Në hijen e Alpeve, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983
Buka e kuqe, poemë, Atdheu, Cyrih, 1990
Kur zgjohet Dodona, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992
Pasqyrë e përgjakur, poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994
Klithje nga fundi i ferrit, poezi, Onufri, Tiranë, 1997
Gjuha e dheut tim, poezi, Albin, Tiranë, 1999
Klithje nga fundi i ferrit, botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000
Baraspesha e humbur, poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003
Vragat e një kohe, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005
Lëvozhga e vdekjes, Faik Konica, Prishtinë, 2007.
Setele Vesniciei/Yjet e Përjetësisë, BKSHR, Bukuresht, 2008

Është i prezentuar edhe në këto libra:

Rrjedhë e lë gjurmë, poezi e studentëve të Kosovës, Bota e Re, Prishtinë, 1983
Nebil Duraku: Shkrimtarët e Kosovës, 1945-1985, Rilindja, Prishtinë, 1985
Poezia dal Kossovo, Besa Editrice, Nardò (Lecce), Itali, 1999
Hasan Hasani: Leksikoni i Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-2001, Faik Konica, Prishtinë, 2003.
Libri i tij i parë poetik „Në hijen e Alpeve“ ka hyrë në zgjedhje të ngushtë për shpërblimin „Hivzi Sylejmani“ që filloi të jepej në vitin 1983 për librin më të mirë të autorëve të rinj. Është fitues i vendit të dytë në konkursin letrar me rastin e 28 Nëntorit 1997, të organit të LPK „Zëri i Kosovës“ dhe i Penës së Artë në takimet pranverore të krijuesve shqiptarë të Diasporës, më 2001.
Brahim Avdyli është njëkohësisht anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Shoqatës së Shkrimtarëve të Zvicrës (AdS).


Lexo/Shkruaj Komente (3)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Nga libri poetik ''NË HIJEN E ALPEVE'' (11-05-2008)
Nga poema “BUKA E KUQE” (11-05-2008)
Nga libri poetik ''KUR ZGJOHET DODONA'' (11-05-2008)
Nga libri poetik “PASQYRË E PËRGJAKUR” (11-05-2008)
Nga libri poetik ''KLITHJE NGA FUNDI I FERRIT'' (11-05-2008)
Nga libri poetik ''GJUHA E DHEUT TIM'' (11-05-2008)
Nga libri poetik “BARASPESHA E HUMBUR” (11-05-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Brahim Avdyli

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]