Të enjtën rrokulliset vdekja, pastaj pushkatohet edhe një poet
Qafës së klithjes ceng lëkurash marimangë e shtatë fytyrës
Varrit të enciklopedisë hedhim krip dhe guraleca, ecim pa rrëshqit
Magjia e kafshimit prap mallkim për portretin e verdhë
Dhelpra dhe dhëmb të palarë, zi si koha dje më kafshojnë
Vegime të fjetura, mashtrim apo ëndërr e huaj
Imazh nga po ai burg, arkivol rudhash, thinjash dhe mërzi
Stoliset nisja jote e vonë, hija e zezë dhe prap je ti
Pezull, çast litari, sy të përshpirtshëm tehë vetëtime
Kur e keni parë të thyer qiellin pse jeni ndier mirë
Nuk e di si keni mundur të putheni gojë me gojë
Në darken e të shtatve vishnit lëkura të huaja pa faj
Thatë është në këtë moqalishte harrimi të pistë
Ju shaheni sa herë ju është kujtuar emri juaj
Sipër mbrëmjesh terri nuk dijë kush rronë
Shi bie mbi emrin tim, pastaj shqiptohet një denim…