Këtu, qyteti përvajshëm soditë fijet e ndezura të rrethimit
Kur nga vetja ka hequr zingjirë të mërzitshëm të imazhit mort
Për të devotshmën, ka klithur si fëmij i braktisur hakmarrjesh
Me flokë gjarpri ka lidhur vdekjen fizike
Vrimave të zërit e diela kryq arrestesh e bardhë s'është këtu
Thonjë fantazmash gërvishin fytyrën e guximit të Ikonës
Sy të plumbt vjedhin Thesarin nacional të kristaleve
Tymi kollitet, muzika e shurdhër dhe një ujë i turbullt me maskë
Në këtë qytet ashti i hekurt i një perandori turpshëm kalbet
Lëkundjet e përpurta të lumturisë, fatamorganë buzëqeshjesh janë
Këmbë muzgjesh shkelin si shtëngatë mbi tempullin e hynive
E flatra qyqesh puthin sarkofagun e mbyllur të Apolonit
Gishtrinjëve të Princeshës etnia torzo
Duar meskine shtëngojnë gjinjtë e shtrydhura të stinës
Qenit i’a nxjerrim gjuhën, hijen i’a zdeshim
Princ Vidi u vë kravata portreteve nudo