Letërsia Shqiptare

SY TRËNDAFILI
E marte, 29-04-2008, 09:58pm (GMT)

(Shtatë pamje dhe një legjendë)

E Bardhë

Gjithëçka fillon me të bardhën
Me agime kristali

E Bardha
Atdhe i heshtjeve që flasin
Drita mbretërore
Kali i flijimit me nuse

Fluturimi horizontit
Bardhë

E Verdhë

Urinë,
Faqe njollash dhe kollë i zi
Gozhdë e rrahur përkryq
Dhe Lulqyqe

E Përhirtë

Stinë pa lule
Diçka si vjeshtë stepash
Trokitje trishtimi
Tretje monotone e të djeshmës

E Gjelbër

Livadh i madh
Kullos njerzish
Mërzi

E Kaltër

E lodhur nga graviteti

Kopertinë e gravuar paqeje
Gjum pasionesh dhe
Fjalor diplomatik

Poshtë e lart kaltër
Edhe në mes kaltër...

E Kuqe

Vallzim shtizash

Fluid i shtenjtë
Spërkatje muri, burg
Shënim biografik dhe shenjë
Vaj laburatori dhe e djeshme


E Zezë

E vjetër sa drita e Zotit
Dhe e zezë zi

E lidhur në koka mërzie
Shtizë e thyer përgjysmë,

Ah e zeza kjo e zeza

Legjenda

Një hyneshë mori të gjitha i derdhi në një det
Le të merren njerzit tha e iku kush e di ku
Vuani e gëzohuni bashkë me to
Se një ditë sytë i mbyllni e si shihni më...



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.