RROTULLIM
E marte, 29-04-2008, 10:04pm (GMT)
Në fundin e parë të rrotullimit tim Rreth boshtit tënd isha zog i plagosur lehtë
Në fillimin e rrotullimit të fundit Me lëvizje somnabule U bëra autor i vetëplagosjës së rëndë
Në fundin e rrotullimit të fundit Jashtë gjendjës somnabule U bëra autor i vetëvrasjës së parë
Tani pas çdo rrotullimi Fillon një rrotullim i ri Më shumë se somnabul, më pak se jetë
Më pak se jetë Mund të (mos) jetë jetë
|