Ne duhemi si duket shumë duhemi
Larg, shumë afër jemi
Sapo hapim ekranët ne shihemi,
Buzëqeshjet i lexojmë
Shkëmbejmë fotografitë, duhemi mbi to
Në mëngjes zgjohemi përgjumshëm, sytë pa i larë
shihemi në ekran
Lexojmë mesazhet dhe me ditët ecim
Ku vejmë Unë e Ti nuk e dimë
Sepse duhemi shumë dhe
Kurrë nuk mund të arrijmë deri në fund
Si të çmendur virtualisht puthemi
Me njëri tjetrin flasim vetmevete
Pastaj me shiun e magjishëm lagemi
Kund nuk shihemi pa lule
Ne duhemi shumë shumë duhemi
Ti dhe unë vetëm këtë e dimë
Mes nesh nuk mund futet askush
Për ne asgjë të tjerët nuk dijnë
Të gjitha ama të gjitha vetëm ne i dijmë
Pse kaq larg jemi, pse kaq shumë duhemi këtë (s)e dijmë...