Ne nje balade te ardhur nga bote tragjedish
tashme kane vdekur te gjithe,
jetojne vec flakra qirinjsh
mbi arkivol premtimesh te ngrire.
Dikush vritet,dikush lutet,
dikush mallkohet nga goja plake,
flaka vete dridhet e tutet
nga vaj i ankthit qe vitet mat.
Nen qiellin e poshteruar nga pritja
nje varr prej mishi i pakalbur,
nata me gjak pabesie
nga trokth i nje kali sperkatur.
Vete zogjte nga kobi te tmerruar
nder qiej te tjere shtegtojne,
nder shekuj,nder kohera per te treguar
me kot te belbet kendojne:
Keni pare s'keni pare!
Nje nuse varrosur per se gjalle!
Nje plake qe vdes pa u qare!
Pabesia vardiset me kale!
Ne nje balade te mbushur perplot me prille,
ku dhe dielli duket se nxjerr lot,
harrese e perseritur nder shekuj
Doruntina s'kthehet me dot.
1992