I
Pikoi nje sy,
lotoi nje lot,
u tha,
ne qiell u ngrit,
mbi toke.
Pikoi nje re,
edhe nje,
nje e trete,
lotoi shume dhimbje,
ra mbi dhe,
u tret.
keshtu ndodh perhere
me ujin e ndjenjave,
syri ia jep zotit,
zoti i tret dherave!
Pikon nje lot,
ne qiell ngrihet perseri,
shiu pikon ndjenja,
mjegull vajtimi.
II
Horizonti blu u ngrys,
pikat e shiut prekin buzet e mia,
une puth vetem copa resh
nen drite vetetimash qe tallen!
III
Nje tis i lehte shiu binte poshte qerpikeve,
askush nuk qante mbi koken time
te lagur nga kristale te njoma,
Shikova shikimin tend te perhumbur
dhe qiellin qe mbante syt e tu nder re,
pastaj qava per pikellimin tend
te verbert,te mjegullt.
Rreshqiti nje re nga sy i brishte,
qielli u ngrys nga pikellimi yt,
me kot prisja diellin pastaj
pas qerpikeve te lagur diku u mbyt.
1991