Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 07-09-2008, 08:25am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
 » Dalan Luzaj
 » Din Mehmeti
 » Drita Çomo
 » Dritan Zaimi
 » Dritëro Agolli
 » Dhimitër Xhuvani
 » Dilaver Asani
 » Drago Siliqi
 » Dashamir Haskaj
 » Dhimitraq Papando
 » Dodë Kaçaj
 » Daut Gumeni
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët D DH » Dhimitraq Papando
 
Mos ma ul syrin e bukur…
E marte, 06-11-2007, 12:02am (GMT)

Mos m’u tremb! Syrin e bukur, mos ma ul!
Ngrih’ qerpikun e rënduar me aq hije,
Dhe më hidh veç një vështrim, si yll që bie!
Drejt në zemër një shigjetëzë më ngul!

Një shigjetë, zjarr të nxehtë, siç di ti.
Një të ëmbël pëshpërimë më dërgo,
Dhe më thuaj, veç ta di: Pse as më do,
As më nxjerr nga kjo e hidhur agoni?

Më lëndon një sy i lodhur në pahir.
Më mundon një hij’ e rëndë që të vrenjt,
Ma mbulon syrin e velur ma fsheh krejt,
Pas një perdeje të veshur me pancir.

Lere diellin, të të shohë rreze e tij!
Të të çel’ syrin e dehur në dëshir’,
E të ndrijë hir i tij, o përmbi hir;
Porsi ndrit një perl’e zezë ndër florij.

2006


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Dhimitraq Papando

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]