 |
| Dhimitraq Papando |
Dhimitraq Papando, ka lindur ne Korçë ne vitin1954.
Dipllomohet në degen Mjekësi e Përgjithshme dhe më vonë specializohet Nefrolog. Ka punuar në Korçë deri ne vitin2000. Tani banon në Nju Jork.
Ka shkrua poezi që në moshë të rë, por i boton ato vetëm në vitin 2006, pas rreth 30 vjetesh. Libri me përmbledhje poetike “Yjet do trazoj” është libri i tij i parë.
Disa vlerësime për poetin dhe librin e tij “Yjet do trazoj”
Studjuesi dhe poet ii njohur z. Anton Papleka gjatë promovimit të librit thotë:
Në këtë përmbledhje poetike, vihet rë një mjeshtëri prej një poeti që shkruan me dorë të sigurt. Kjo gjë duket veçanërisht tek larmija metrike, larmia e ndërtimmit të strofave, larmia e vargjeve, larmia skemave rimore dhe e skemave ritmike.
Dhe me poshtë:
…ky poet këndon me ciltërsi si zogu në degë
…
Elementi surrealist eshte i ndërthurur bukur me mjeshtërinë Lasgushiane:
Nëpër ngjyrat e ylberit do ngjit shkallët një nga një
Meritë e kësaj poezie është gjuha e qëruar si ar i kulluar, e kumbushme dhe shume e zgjedhur
Z Petraq Zoto thote: Poezite e tij jane shkriuar pa kurrfare sforcimi. Edhe poezia me e thjeshte vjen natyrshem, frut i pjekur i nje perjetimi te thelle artistic.
Poeti Demir Gjergji:
Gjashtëmbëdhjetërrokshi, në poezinë e tij është arritja më e mirë, që herë të kujton Emineskun dhe herë Naimin, herë të tjera klasiket e mëdhenj të poezisë.
Poeti të thotë: poezia ime është e gjithkohëshme dhe e kudondodhur.
Faqja Personale: www.dhimitraqpapando.com