Ç'u këput nga degë e blirit
Një grusht gjethe,një tufë zogj!
Ç'u përlot dhe qielli i syrit,
Fundi i shpirtit flakë u dogj.
Veten gjallë ,ah, nuk e desha
kur mbi gjethe tallej balta,
Ik të ikim, erdhi vjeshta,
Ik, të ikim!..skemi flatra!
Ik, e dashur , jam i vdekur,
Le të vdes bashkë me Natyrën.
It me prek une s'ndiej të prekur
plot me balt e kam fytyrën!
Ç'u keput nga dega e blirit
Një tufë gjethe, nje grusht zogj.
Vara kokën...Qielli i syrit,
Vetëtiu dhe u dogj!
1996
Nga vëllimi "Qielli i Syrit"
Dodë Kaçaj 1947-1998.