Dashunia
E marte, 10-06-2003, 07:09pm (GMT)
C'asht dashunia? - flasin shumë në botë. Ca lule vjeshte, që gënjejnë rininë. C'asht dashunia?... Vec një andrr' e kotë, - thonë gjithë ata, që s'njohën dashuninë.
C'asht dashunia?..... Interes n'dy anë. E krahasojnë ate me tregëtinë të gjithë ata, që rini n'zemër s'kanë e s'mund ta gjejnë në jetë kurrë dashuninë.
C'asht dashunia?... Lule e vërtetë, por plaket jeta, ajo ma nuk ndrin, - thonë gjithë ata, që s'jetojnë dot një jetë e s'kanë fuqinë ta mbajnë dashuninë.
Asht dashunia: krue i pashterim! Sa herë që pi, ma shumë të shtohet eti. N'te pasqyrohet qielli në kthjellim, ma e pafundshme ajo asht se deti.
Asht dashunia: erë e lirë, që fryn e plagët ma të randa t'i shëron, minierë e thellë, që plot visare ndryn, pallat prrallor, ku lumtunia rron.
I ka ajo dy sytë porsi perria, zemrën e saja ma të nxehtë se zjarri, flokët - të arta, ndjenjat - si magjia, me te ndër lufta bie luftëtari.
Edhe nuk vdes. S'asht andërr kjo. E vërtet. Për gjithë ata që kanë dashuni. Ajo provohet vec një herë në jetë, nuk vdes, as plaket kurrë si për cudi.
1953
|