Vetmia
E marte, 09-01-2007, 11:12pm (GMT)
Vetmia eshte zilja e telefonit Dhe nje ze i huaj qe kerkon dike tjeter Vetmia eshet e diela e zbrazet Me biseda boshe dhe pa diell
Vetmia eshte te shikosh pas xhamit Njerez qe nxitojne ne mbremje Merzia e gjate para gjumit Dhe vapa ne netet pa hene
Vetmia eshte te duash shume Dhe te mos kesh cfare te duash Te mos kesh kujt t'i falesh dy lule Dy fjale te mira te mos kesh kujt tia thuash
Te jesh kudo i tepert, i huaj Mik i paftuar ne bote , hije Pa nje kujtim qe te beje te vuash Pa nje shprese per ate qe do vije Po ankthi i diteve te mia pa ty Ankthi im i perhershem Per te gjitha ato qe i di dhe s'i di -Kjo eshte dicka tjeter
Minutat qe ikin ngadale-ngadale renduar nga ajo qe quhet pritje Renduar nga ai qe quhet mall Dhe qe nuk llogaritet...
1979
|