Ëndërra
E marte, 09-01-2007, 11:41pm (GMT)
Ëndërra ime ra në gjumë, . . . fjeti ! Dhe kur u zgjua, ¼ pa se unë kisha fjetur përgjithmonë.
Unë Unë jam armiku më i egër i vetes time. Mëshiruesi më i flaktë jam përsëri unë.
Unë jam fusha e betejës, unë jam edhe ideali, unë jam pasoja unë jam edhe shkaktari.
Unë herë qaj, herë qesh, e herë vështroj. Unë herë humbas, herë hesht, e herë fitoj.
|