Kur Kthehesha nga Deti
E merkure, 10-01-2007, 12:46am (GMT)
Katërmbëdhjetëvjeçar Detin për herën e parë e pashë. Riheshin valët në shesh me topuz, Hëna varej me spango mes ujit të trashë Dhe peshqit nxitonin si krushq.
Në kthim im atë të heshtur më gjeti Dhe pyeti: -Si t`u duk deti?
Vështrova nga malet e zinj me samarë Dhe plot trishtim i thashë tim eti: -Atje dhe kripa dhe peshku janë pa pare, Është i të varfërve deti, S`lërojnë mbi të si ndër ugarë...
|