Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 07-09-2008, 07:12am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
 » Dalan Luzaj
 » Din Mehmeti
 » Drita Çomo
 » Dritan Zaimi
 » Dritëro Agolli
 » Dhimitër Xhuvani
 » Dilaver Asani
 » Drago Siliqi
 » Dashamir Haskaj
 » Dhimitraq Papando
 » Dodë Kaçaj
 » Daut Gumeni
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët D DH » Dritëro Agolli
 
Poemë për Babanë e për Veten - Kënga III
E merkure, 10-01-2007, 12:59am (GMT)

S'e thur poemën aq të gjatë,
Me vargje si litarë,
Se kushedi e gris im atë
Dhe dredh me të cigare.

Nga kjo poemë e nisa rrugën
E vargjeve rinore,
Në rrokje e rima treta jugën
Dhe erën me dëborë...

Do bëj poema më të mira.
Po ti në mend do vish,
O moj e para më e vështira,
E thurur mes lajthish

Dhe do më thuash buzëplasur:
-S'më vure shumë fletë! -
Ahere ati im i dashur
Në varr do të jetë!

S'do futesh fare në botimet
E vargjeve të zgjedhur
Do mbetesh vetëm në kujtimet
E kaltër, e pazverdhur.

Po mund të ndodhë ndonjëherë,
Qeflinjtë e poezisë
Ty të të vënë në defterë
Si fakt të historisë:

"Dhe fshati ynë nxjerr poetë,
Siç nxorri trima shumë.
Vrapojnë vargjet me rëketë
Dhe piqen në një lumë,,...

Po ti, poemë, moj naive,
E thurur arë më arë,
Do sjellësh erën e lajthive,
Si dashurinë e parë

Dhe thellë rreshtave të tua
Ku zemra ime mbeti,
Do dal'e do më zgjojë mua
Çibuku i tim eti...


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Arka e Djallit (10-01-2007)
Njeriu me Top (10-01-2007)
Pertaci i Mengjesit (10-01-2007)
Mos dil në ballkon (10-01-2007)
Kohë më vonë (10-01-2007)
Të bëhem pëllumb (10-01-2007)
Enderr e prere (10-01-2007)
Njeriu dhe Koha (10-01-2007)
Pulebardha (10-01-2007)
Mos ma kujto (10-01-2007)
Nje mendim vetetimthi (10-01-2007)
Kur Kthehesha nga Deti (10-01-2007)
Plazhi (10-01-2007)
Ëndërra të Turpshme (10-01-2007)
Judë e Krisht (10-01-2007)
Rapsodi (10-01-2007)
Më Mirë të Kujtosh të Bukurën (10-01-2007)
Shiu i Marrë (10-01-2007)
Vetmija (10-01-2007)
Sikur S'jetoj në Vendin Tim (10-01-2007)
Kur Një Mëngjes (10-01-2007)
I Përndjekuri i Dashurisë (10-01-2007)
I Përndjekuri i Dashurisë (10-01-2007)
Elegji për Qenin (10-01-2007)
Dy Vëllezër dhe Ujku (10-01-2007)
Sirena e Lumit (10-01-2007)
Dialog me Bejte në Arë (10-01-2007)
Trishtimi (10-01-2007)
Heshtja (10-01-2007)
Vdekja e Nenes (10-01-2007)
Malli per heronjte (10-01-2007)
Kishat e shembura (10-01-2007)
Varferia (10-01-2007)
Qemania (10-01-2007)
Berberi (10-01-2007)
Pelegrini (10-01-2007)
Kujdes me fjalen (10-01-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]