Kënga e dashurisë në gjuhën e kuptueshme
E diel, 03-02-2008, 02:33pm (GMT)
Për të satën herë shikoj Tulipanin e hapur pa aromë Por zemra si e trëndafilit i shndritë Vazhdimi më thotë Të jetohet duhet sërish Në vapën përcëlluese Mes hijesh, njerëzish Që valëviten si flamuj Me emra zotërash të dekoruar Që paganisht mbajnë botën në jetë Shtegëtarët përshëndesin mrekullueshëm Presin diellin t’iu djeg mëkatet
Të përjetshmit ngrisin kulla Në labirintin e të cilëve eshtrat lenë Pastaj humbet gjurmë njeriu Vetëm mbeturina fosfori e blozi Riciklojnë të kaluarën Në kujtesën e vazhdimit Të pasur me mbarime
|