Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 07:49am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
 » Frederik Rreshpja
 » Fan Noli
 » Faik Konica
 » Fatos Arapi
 » Filip Shiroka
 » Frang Bardhi
 » Fasli Haliti
 » Fatos Kongoli
 » Ferdinand Laholli
 » Ferit Lamaj
 » Franco Esposito
 » Flurans Ilia
 » Flora Brovina
 » Ferik Ferra
 » Fatmir Terziu
 » Faruk Tasholli
 » Flori Bruqi
 » Frrok Kristaj
 » Fahredin Shehu
 » Fatime Ahmeti
 » Fejzulla Duraku
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët F » Fahredin Shehu
 
Tymen
E diel, 03-02-2008, 02:34pm (GMT)

Sinjalet i vinin nëpërmjet fijeve erotike si vibrimet ëndërrore
që vrushkullojnë në bebëzat e lodhura.

Trupi që dukej se po ecte, tirkiz i lëmuar me ëndje të
madhe dhe frymë të shenjtë e fryer kaherë si puhizë, shfaqej
në tejdukshmëri si vizion verbues i të sotmes së tashpërtashme.

Pranuesi ishte, zgjuarsia që pëlciste nga shkëlqimi dhe
alivanosej nga tretja duke dëshmuar momentin, të vetmin që
është në gjendje edhe Zotin ta harrojë.

Dhe ja shikoi më në fund, në fillim figurën lëvizëse të
zhveshur si skrrajë tek zvarritej në dyshemenë e shtruar nga
puplat dhe mëndafshi. Pastaj, po afrohej dhe i dukej se parashutistë
është e do të thehet në shkëlqimin e tirkizit. Aq ftohtë.
Më në fund ra duke depërtuar në glazurën organike si të
tëhuajsuar nga kohërat. Aq thellë: Depërtoi.Sa.Që.Po.
Thuaj.Se.U.Bashkuan.Si.Oksigjeni.Me.Hidrogjenin. “Kështu
fliste profesori i kimisë”. Kaloi nga këtu në AH-un e fundit
të yllit të vetmuar dhe shikonte me dioptri të mjegulluar si
atje poshtë enden fijet erotike që ai me yllin të ngazëllehet
për herë të fundit.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Kënga e dashurisë në gjuhën e kuptueshme (03-02-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Fahredin Shehu

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]